A keni ditur: Kafja e akullt nuk e ka efektin e njëjtë në trupin tonë siç e ka e nxehta

Shëndetësia

A keni ditur: Kafja e akullt nuk e ka efektin e njëjtë në trupin tonë siç e ka e nxehta

Më: 26 maj 2018 Në ora: 07:25
Foto ilustrim

Edhe pse kafja e akullt është zëvendësim i përsosur për zgjime të nxehta verore, do të detyrohemi që patjetër t’ju zhgënjejmë.

Ekipi i hulumtuesve ka vendosur të bëjë hulumtimin dhe të dëshmojë shkencërisht dallimin midis kafes së nxehtë dhe kafes së akullt, andaj edhe është konstatuar shkencërisht që kafja e akullt ka efekt më të vogël (kafeinë) në trupin tonë sesa kafja e nxehtë, me gjithë sasinë e njëjtë.

Sipas hulumtimit, siç shkruan Tech Insider, temperatura e ujit e cila do të nxjerrë më shumë kafeinë nga kafja sillet diku midis 90 dhe 95 gradë, që do të thotë se kafja e rregullt e nxehtë ka përparësi ndaj kafes së ftohtë, së paku në mëngjes.

Kur merrni parasysh faktorin e akullit, kafja e akullt në të vërtetë është filxhan pa kalori. Mënyra më e mirë se si të merrni më shumë kafeinë është të porosisni espreso të gjatë të bërë nga kokrrat e Robust (për dallim nga kokrrat Arabika, që përbën 70 për qind të kafes botërore).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat