Ligjet e ashpra mbi efektin e dehjes, shpëtojnë 800 jetë në vit

Shëndetësia

Ligjet e ashpra mbi efektin e dehjes, shpëtojnë 800 jetë në vit

Më: 30 maj 2018 Në ora: 12:32
Ilustrim

Kufizimet më të ashpra ligjore mbi efektin e dehjes në ngasje zvogëlojnë numrin e aksidenteve fatale në SHBA, zbulon një raport i parë i këtij lloji.

Në vitin 2016, më shumë se 2,000 amerikanë vdiqën në aksidente të makinave të cilat përfshinin përdorim të alkoolit, duke përbërë rreth një të tretën e të gjitha aksidenteve fatale.

Për të kufizuar numrin e ngjarjeve të tilla tragjike, Shtetet e Bashkuara kanë kohë që kanë vendosur kufizime se sa alkool mund të ketë një person në gjak duke ngarë makinën, si dhe kufizimin e shpejtësisë, por është bërë pak kërkime për të përcaktuar përfitimet e tyre për shëndetin në publik.

Hulumtimet e reja nga Boston Medical Center konfirmojnë se politikat më të rrepta funksionojnë: kur politikat e anti-dehjes të makinës ishin vetëm 10 për qind më të ashpra, kishte 800 vdekje të lidhura më pak në vit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat