Lija e Ujit – Simptomat

Shëndetësia

Lija e Ujit – Simptomat

Më: 15 qershor 2018 Në ora: 18:15
Ilustrim

Variçela ose e njohur në popull si lija e ujit është një sëmundje ngjitëse e shkaktuar Variçela – Zoster ( VZV). Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës çdo vit preken mbi 4 milion njerëz nga kjo sëmundje, ndodhin po ashtu deri në 10,600 hospitalizime, si dhe prej 100 – 150 raste me fatalitet.
Pjesa më e madhe e rasteve me lijën e ujit ndodhin tek fëmijët më të vogë se mosha 15 vjeçare, por po ashtu mund të paraqitet tek mosha më të mëdha si dhe tek të rriturit.

Ndër simptomat e para të kësaj sëmundje është kruarja dhe skuqja e lëkurës. Puqrrat që krijohen janë më lëngë dhe shpërthimi i tyre më vonë krijon një kore tharë të lëkurës.

Zakonisht paraqitet në fëtyrë, shpinë, gjoks dhe pastaj në pjesët e tjera të trupit.

Simtomat e tjera përfshijnë:

– Ethe

– Dhimbje të kokës

– Plogështi si dhe,

– Mungesë apetiti.

Kjo lloj sëmundje zgjatë prej 10 deri në 21 ditë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat