Gjërat e pashëndetshme që i bëjmë kur lahemi

Shëndetësia

Gjërat e pashëndetshme që i bëjmë kur lahemi

Më: 16 qershor 2018 Në ora: 21:58
Ilustrim

Dushi është një rutinë e të gjithëve, por a keni menduar ndonjëherë se deri më tani e këni bërë dushin gabim?

Në fakt po, ka një listë me 5 gabime që pjesa më e madhe e njerëzve bëjnë kur lahen.

Kështu që merrni letrën, lapsin dhe shënoni të gjithë ato gjëra që po bëni gabim në dush.

Lini kokën për në fund

Nëse bëni pjesë ndër ata njerëz të cilët lajnë të fundit kokën, na duhet t’ju themi se po bëni një goxha gabim.

Ju pastroni fillimisht trupin dhe më pas duke larë kokën ju e bëni sërish pis trupin. A ka sens kjo?

Uji i nxehtë

Përdorimi i ujit të nxehtë mund të shkakatojë tharje dhe dëmtime të tjera në lëkurën dhe flokët tuaj. E këshillueshme është që dushi të bëhet me ujë të vakët i cili nuk i kalon 40 gradë, pra në një temeraturë paksa më të lartë se teperatura normale e trupit.

Përdorni shumë solucion

Solucionet larës kanë një funksion të caktuar, ama nuk duhen përdorur me tepri. Në të kundërt ju po shkatërroni peashin e lëkurës tuaj.

Peshqiri

Si fillim përdorimi i peshqirit për tharjen e flokëve dhe mbështjellja e kokës me peshqir është një gabim i madh. Përdorimi i peshqirit mund të djegë dhe shkulë flokët. Ndërsa sa i përket tharjes së trupit, është shumë e rëndësishme që të mos e fërkoni trupin me peshqir por ta kaloni këtë të fundit butësisht mbi lëkyurë, në mënyrë që të thithë lagështirën. Nëse nuk veproni kështu atëherë ju po i shkaktoni me dorën tuaj lëkurës tuaj tharje dhe djegje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat