Pini më shumë kafe për ta zvogëluar deri në 44% rrezikun e cerozës në mëlçi

Shëndetësia

Pini më shumë kafe për ta zvogëluar deri në 44% rrezikun e cerozës në mëlçi

Më: 19 qershor 2018 Në ora: 13:27
Ilustrim

Një studim i ri sugjeron se duke pirë më shumë kafe ju i zvogëloni dëmet në mëlçi që ndërlidhen me kequshqyerjen dhe konsumimin e alkoolit.

Hulumtuesit kanë analizuar të dhënat e nëntë studimeve të mëhershme me një total prej më shumë se 430,000 pjesëmarrësve dhe kanë zbuluar se konsumimi i dy kafeve ekstra në ditë ndërlidhet me 44% rrezik më të vogël të zhvillimit të cerozës në mëlçi.

Autorët e studimit kanë thënë se ceroza është fatale dhe nuk ka ndonjë kurë për këtë sëmundje.

Prandaj është e rëndësishme që të zvogëlohet rreziku i zhvillimit të saj duke konsumuar më shumë kafe.

Vlen të ceket se ceroza i vret më shumë se një milion njerëz anë e mbanë botës çdo vit, ndërkaq mund të shkaktohet nga infeksionet e hepatitit, konsumimi i tepërt i alkoolit, çrregullimet në sistem të imunitetit, etj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat