Shtatzënia pas të 40-ave lidhet me këto rreziqe shëndetësore për nënën dhe beben

Shëndetësia

Shtatzënia pas të 40-ave lidhet me këto rreziqe shëndetësore për nënën dhe beben

Më: 23 qershor 2018 Në ora: 22:52
Ilustrim

Shumë gra sot vendosin të vonojnë lindjen e fëmijëve për një sërë arsyesh. Shumë prej tyre përfundojnë mastera e doktoratura, disa ndërtojnë karrierën, duke zgjedhur të martohen shumë vonë.

Në fakt, krahasuar me vitin 1970 kur 1 në 100 gra bëhej nënë mbi moshën 35 vjeçare raporti i sotëm është 1 në 7.
Përsa i përket sindromës Down, rrezikshmëria e saj rritet me rritjen e moshës së nënës, sikurse shumë anomali të tjera kromozomale.
Disa nga rreziqet që shtohen me rritjen e moshës janë: diabeti; pre-eklampsia; abortimi; lindja e parakohshme; problemet me plaçentën dhe lindja e foshnjës së vdekur.

Në lidhje me autizmin, mosha e nënës nuk është faktor, ndërsa ajo e babait po.
Megjithatë, duhet të keni parasysh se rreziku i autizmit lidhet me faktorë të tjerë si historia familjare. Për fat të keq, nuk ka asnjë mënyrë për të testuar fetusin për autizëm para lindjes.

Sidoqoftë edhe për sindromën Down, ka shumë shanse që analizat të tregojnë rezultat të rremë nëse nëna është e madhe në moshë.Kështu asgjë nuk është e sigurt në këtë jetë, prandaj vendimi është personal dhe tërësisht në dorën e gruas. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat