Nga mishrat e dhëmbëve tek tharja e veshkave, zbuloni sesi obeziteti po dëmton rëndë shëndetin tuaj

Shëndetësia

Nga mishrat e dhëmbëve tek tharja e veshkave, zbuloni sesi obeziteti po dëmton rëndë shëndetin tuaj

Më: 23 qershor 2018 Në ora: 23:02
Ilustrim

Obeziteti është një ndër problemet më shqetësuese të shoqërisë moderne. Prej shumë kohësh vendet më të mëdha konsumatore si SHBA, Anglia, Franca etj kanë ngritur alarmin për numrin në rritje të personave të prekur nga obeziteti që mund të konsiderohet pa frikë si një ndër sfidat e së ardhmes. Obeziteti ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në  cilësinë e jetës së njeriut, gjendjen e tij emocionale, vetvlerësimin, por mbi të gjitha në shëndetin e tij.

Studime të ndryshme kanë provuar se obeziteti është një ndër shkaktarët kryesorë të inflamacionit të gingivave, njohur ndryshe me emërtimin mjekësor periodentit, tek njerëzit e moshës 18-36 vjeç. Mishrat e shëndetshëm nuk rrjedhin gjak, kanë ngjyrë të zbehtë rozë dhe profil të valëzuar . Kurse mishrat e sëmurë dhe të inflamuar kanë ngjyrë të kuqe të errët. Janë të butë dhe të ndjeshëm, rrjedhin gjak dhe kane erë të pakëndshme. Nëse jeni një prej qindra mijëra njerëzve që vuajnë nga ky problem shëndetësor, bëni mirë të dobësoheni sa më shpejt.

Veshkat, njohur ndryshe si makineria pastruese e organizmit, janë ndër organet më të rëndësishme në trupin e njeriut. Ndihmojnë në sekretimin e hormoneve të caktuara, rregullojnë tensionin e gjakut dhe filtrojnë toksinat e ndryshme. Në brendësi të çdo veshke gjenden pothuaj 1 milion nefrone të cilat bëjnë të mundur filtrimin e gjakut të papastër dhe furnizimin me gjak të pastër dhe oksigjen për të gjitha organet. Obeziteti dobëson fuqinë e tyre vepruese dhe mbingarkon trupin me lëndë të huaja dhe të pashëndetshme. Prandaj nëse doni të humbni peshë, veshkat tuaja do t’ju jenë mirënjohëse.

Mbipesha nuk mund të mos prekte as pamjen e jashtme si flokët, lëkura dhe thonjtë. Si pasojë e saj flokët këputen më shpejt, lëkura nuk është elastike dhe thonjtë janë më të dobët, të zverdhur dhe të petëzuar. Kjo ndodh pasi trupi nuk arrin të absorbojë dhe të mos furnizohet ashtu si duhet me hekur dhe lëndë ushqyese. Pra, para se të harxhoni para në trajtime estetike ndryshoni regjimin ushqimor, bëni aktivitet fizik dhe dëbësohuni

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat