E dini si do të duhej të sillej femra kur mashkullit i ulet?

Shëndetësia

E dini si do të duhej të sillej femra kur mashkullit i ulet?

Më: 24 qershor 2018 Në ora: 20:09
Ilustrim

Para së gjithash, është shumë me rëndësi të thuhet që kjo situatë e pakëndshme njësoj i streson edhe mashkullin, edhe femrën.

Problemi me potencën është gjë që u ndodh edhe më të mirëve, dhe pikërisht nga kjo gjë frikësohen miliona meshkuj në tërë botën. Nëse u besohet statistikave, ky problem u ndodh 150 milionë meshkujve.

Nga ana tjetër, femrat, jo rrallë fajin për problemin me libidonë mashkullore ia hedhin vetes, gjë që çon në ulje të vetëbesimit, kurse problemi mbetet i pazgjidhur.

Problemi i vetëbesimit të mashkullit rezulton nga frika që ajo përvojën e vet do t’ia tregojë shoqeve saj. Madje, edhe nëse problemi nuk del jashtë mureve të shtëpisë, për mashkullin presion paraqet edhe vetë biseda për përvojën e tillë.

Është e saktë që shkaktari i këtij problemi mund të jetë i llojit mjekësor, fizik por edhe emocional.

Megjithatë, në situatën e tillë, nuk duhet bërë pyetje të tepërta. Edhe kur i thoni “Çdokujt i ndodh!”nuk do t’i ndihmoni shumë. Shmangie të marrëdhënieve pas situatës së pakëndshme nuk duhet të bëni as ai as ju. Po e këshilluat të shkojë te mjeku, prapë nuk i keni ndihmuar.

Edhe pse shumica e meshkujve nuk do të shkojë te mjeku, zgjidhja e këtij problemi qëndron te mjekësia, dhe ja pse është kështu. Në libidonë e mashkullit më shumë ndikon biologjia sesa në libidonë e femrës.

Vetvetiu, problemi i këtillë ose cilido qoftë problem tjetër lidhur me libidonë e tij mund të zgjidhet me vetëm një shkuarje në barnatore.

Pra, me preparatin e mirë për libido, stresin e lini jashtë dhomës së gjumit. Qetësohuni dhe kënaquni me partnerin tuaj, tregojani përvojën shoqeve tuaja të cilat e kanë të njëjtin problem dhe bëjeni edhe dikë të lumtur. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat