Nga fryrja e gjoksit deri tek pastrimi i lëkurës nga puçrrat, çfarë duhet të dini para se të merrni kontraceptivë

Shëndetësia

Nga fryrja e gjoksit deri tek pastrimi i lëkurës nga puçrrat, çfarë duhet të dini para se të merrni kontraceptivë

Më: 25 qershor 2018 Në ora: 22:50
Ilustrim

Rreth 60 për qind e grave në SHBA marrin kontraceptivë hormonalë për të parandaluar shtatzënitë e padëshiruara ! Ndonës kjo metodë është mbi 99% e sigurtë,sërish nuk ju mbron nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme. Megjithatë është një nga metodat mbrojtëse të përdorura, ndaj media do t’ju informojë më poshtë mbi të gjitha efektet pozitive dhe ato negative të pilulës. 

1. Do të pastrojë lëkurën nga aknet dhe puçrrat 
Një cikël i rregullt dhe një dozë më e qëndrueshme e hormoneve mund të ndihmojë me aknet hormonale. Problemet me fytyrën mund të përkeqësohen në fillim, kështu që është mirë të presësh deri në gjashtë muaj para se të gjykosh nëse pilula ka këtë efekt mbi ju apo jo. 
2. Do të fitoni disa kilogramë 
Sipas llojit të kontraceptivit (sasisë së estrogjenit dhe progesteronit që gjendet në një pilulë) ju mund të shtoni në peshë. "Më pak estrogjen do të thotë më pak kilogramë të shtuar, ndaj para se të zgjidhni llojin e piluës, konsultohuni me mjekun . 
3. Ndryshime humori 
Është mëse normale të shpërtheni në lot nga hiçi, të kujtoni ngjarje të trishtueshme apo të gezueshme e këto të fundit t’ju ndryshojnë humorin ! Gjithçka është nën kontrollin e hormoneve. 
4. Nuk do të ndjeni dhimbje gjatë ciklit menstrual 
Me marrjen e piluave, nje grua do të ketë perioda më të shkurtra, më të lehta dhe më pak të dhimbshme. 
5. Nuk do t’ju zhivllohen ciste ovariane
Nëse keni vuajtur për një kohë të gjatë nga cistet ovarian, ), marrja e pilulës mund të zvogëlojë luhatjet hormonale që shpesh kontribuojnë në zhvillimin e tyre.
Shkencëtarët pohojnë se kontraceptivi mund të vijë edhe me një tjetër përfitim për vezoret tuaja: një rrezik i reduktuar i kancerit të mitrës. "
6. Dhimbje gjoksi dhe rritje në numër 
Një rritje në nivelet e estrogjenit dhe progesteronit pas fillimit të kontraceptivëve, mund të shkaktojë ndryshime në gji. 
Këta të fundit do të fryhen, do të ndihen më të tendosur dhe mund të ndjeni dhimbje të lehta. 
7. Rreziku për trombozë rritet ndaj është e këshillueshme të konsultoheni me mjekun në mënyrë që ati të vendosë nëse mund ta merrni këtë metodë mbrojtëse apo jo. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat