Përdorni pastrues pambuku për veshët? Nuk duhet ta bëni

Shëndetësia

Përdorni pastrues pambuku për veshët? Nuk duhet ta bëni

Më: 4 korrik 2018 Në ora: 12:25
Foto ilustrim

Pastrimi i veshëve ndonjëherë është gjëja më e vështirë që mund të bëni dhe e dhimbshme njëkohësisht. Por, a e dini se cila është mënyra e duhur e pastrimit të veshëve?

Ja disa këshilla për ju që përdorni pastrues pambuku:

Mos përdorni pastrues pambuku për veshët. Ky është rekomandim i mjekut që bazohet në faktin se ai është i dëmshëm.

Kanalet e veshit nuk janë të paraparë për të pranuar trupa të huaj brenda. Me anë të pastruesit të pambuktë, ju e shtyni edhe më thellë dyllin brenda veshit.

Dylli i veshit shpesh herë është i nevojshëm. Në të vërtetë, dylli i veshit luan rol shumë të madh në mbrojtjen e timpanit të veshit nga grimcat e papastërtisë.

Koha më e përshtatshme për t’i pastruar veshët? Veshët mund të pastrohen në mënyrë natyrale. Ne duhet të pastrojmë vetëm sipërfaqen e jashtme, pa ndërhyrje të brendshme.

Dylli nuk është arsye e vetme për bllokim të veshit. Dylli prodhohet në kanalin e jashtëm. Pra, arsyeja e vetme për bllokim të mundshëm të veshëve është përdorimi i shpeshtë i pastruesit prej pambuku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat