Nënat që vendosin fëmijët në gjumë herët kanë më pak stres

Shëndetësia

Nënat që vendosin fëmijët në gjumë herët kanë më pak stres

Më: 11 korrik 2018 Në ora: 14:46
Foto ilustrim

Gjumi i hershëm për fëmijët këshillohet nga shumë ekspertë. Tani ka edhe një arsye më shumë, pasi nënat që vendosin në gjum fëmijët më herët ndjehen më pak të stresuara.

Prindërit që mbajnë qëndrim të fortë për orarin e gjumit janë më pak të stresuar.

Në studim u analizuan 3.600 fëmijë gjatë nëntë viteve të para të jetës së tyre nëpërmjet pyetësorëve për prindërit e tyre çdo dy vjet. Të gjitha këto gjetën se fëmijët që shkonin për të fjetur para orës 8:30 në mbrëmje, jo vetëm që ishin më të shëndetshëm dhe të lumtur në përgjithësi, por prindërit e tyre ishin më pak të stresuar.

“Pra, nënat dhe baballarët, duke i vënë fëmijët në shtrat herët, nuk ndihmojnë vetëm ata, por edhe veten”,ka thënë Jon Quach, autore e studimit.

Në këtë kohë nëna ka më shumë mundësi për t’u çlodhur, për të qëndruar me bashkëshortin, apo për të përfunduar detyrime të saj të tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat