Gjërat që nuk duhet bërë menjëherë pas buke

Shëndetësia

Gjërat që nuk duhet bërë menjëherë pas buke

Më: 15 korrik 2018 Në ora: 06:41
Ilustrim

Për çdokënd është mjaft e rëndësishme që të ketë parasysh disa këshilla pas çdo vakti të ushqyeri, me qëllim që të keni një tretje më të mirë të ushqimit dhe njëkohësisht një trup më të dobët.

Mos ecni. Ecja ose ndonjë aktivitet tjetër fizik menjëherë pas ushqimit pengon në tretjen e ushqimeve. Prisni së paku një orë që ushqimi të tretet.

Mos flini. Gjumi menjëherë pas ushqimit gjithashtu pengon në tretjen e ushqimeve.

Mos bëni banjë. Kjo bën që gjaku të qarkullojë më shumë nëpër duar, këmbë dhe trup,  se sa në stomak, me çka dobëson sistemin tretës.

Mos hani pemë. Kjo shkakton fryrje të stomakut. Frutat është mirë të hahen para buke, sepse kjo ndikon për mirë në tretjen e tyre.

Mos pini çaj. Gjethet e çajit përmbajnë acid që ndikon negativisht për tretjen e proteinave (megjithëse këtu varet çfarë çaji përdorni, kjo këshillë më shumë është për të ashtuquajturin çajin kinez).

Mos pini cigare. Megjithëse më e mira është që të mos pini fare cigare, të paktën mos e bëni këtë menjëherë pas buke pasi një cigare pas buke ka dëmin e dhjetë cigareve të pira më vonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat