Mos konsumoni ushqime pikante në verë

Shëndetësia

Mos konsumoni ushqime pikante në verë

Më: 16 korrik 2018 Në ora: 15:07
Ilustrim

Kapsaicina është enzima aktive e specit të kuq që i jep jo vetëm shijen karakteristike, por edhe aftësinë që edhe një grimcë e vogël të të “përvëlojë”!

Studime të shumta kanë treguar përfitimet shëndetësore që kemi nga konsumi i specit djegës e këtu përfshijmë: mbajtjen nën kontroll të diabetit, aftësinë për të qetësuar dhimbjen, ndihmon në humbjen e peshës, luftën ndaj inflamacionit etj.

Capsaicin-a mban zemrën e shëndetshme duke ulur kolesterolin, trigliceridet dhe problemet e mpiksjes se gjakut. Vendet qe përdorin speca djegës ne ushqimet e tyre kane shkalle dukshëm me te ulet te atakeve të zemrës dhe goditjeve ne tru, se sa kulturat e tjera qe nuk i përdorin ushqimet pikante.

POR ajo që ndoshta duhet thënë më shpesh është se ushqimet që përmbajnë capsaicin konsiderohen të sigurta apo të shëndetshme për organizmin nëse konsumohen pa e tepruar dhe jo gjatë ditëve të nxehta. Niveli i lartë i kapsaicinës mund të shkaktojë marramendje, dhimbje stomaku, diarre dhe probleme të tjera të aparatit tretës.

Për disa njerëz, ushqimet me enzimën capsaicin mund të shkaktojnë urth. Nëse përjetoni shpesh dispepsi pas ngrënies së ushqimeve me aromë të fortë (si speci djegës, apo erëza të caktuara) , mund të jetë më mirë t’i shmangni ushqimet që përmbajnë kapsaicin. Piperi djegës gjithashtu mund të shkaktojë probleme të tretjes dhe inflamacion tek ata që janë të ndjeshëm ndaj ushqimeve djegëse.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat