Mjekët japin alarmin «Vajzat shqiptare po i përdorin si karamele pilulat e emergjencës, gjendja është shqetësuese»

Shëndetësia

Mjekët japin alarmin «Vajzat shqiptare po i përdorin si karamele pilulat e emergjencës, gjendja është shqetësuese»

Më: 16 korrik 2018 Në ora: 23:35
Ilustrim

Vajzat shqiptare në moshë fare të re, duket se po përdorin pilulat e emergjencës në masë dhe pa asnjë lloj kontrolli. Tendenca që kanë për të përdorur ilaçet kundër shtatzënisë ka bërë që mjekët të ngrenë alarmin duke i kujtuar edhe njëherë ç’pasoja të frikshme ka përdorimi i tyre pa kriter.

Sipas mjekëve, pilulat e emergjencës po përdoren ‘’si karamele’’ nga vajzat e reja, ndërkohë që maksimumi duhet të përdoren vetëm një herë. Siç mund ta shihni edhe në videon më poshtëm gjinekologët rekomandojnë vajzat që t’i drejtohen kontracepsionit të planikuar.“Pilulat e emergjencës s’duhet të merren me rekomandim të farmacistit. Ka raste që vajzat marrin 4,5 apo 6 herë në vit. Ka dhe raste të atyre që e marrin çdo muaj.”- tregon ai, duke përmendur një fakt edhe më shqetësues.

Rreth 60% e përdorueseve nuk janë as në moshë madhore, pra më pak se 17-vjeç. Pasojat që vijnë nga ky fenomen janë problematike jo vetëm nga ana psikologjike, por edhe përsa i përket shëndetit riprodhues. Mund të jenë aq fatale sa të sjellin dëmtime që zgjasin gjithë jetën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat