Pedikyr për këmbë perfekte gjatë verës

Shëndetësia

Pedikyr për këmbë perfekte gjatë verës

Më: 17 korrik 2018 Në ora: 06:45
Ilustrim

Pedikyr për këmbë të ënjtura dhe të lodhura

Bëhet fjalë për një trajtim shumë i thjeshtë për tu bërë në shtëpi, ku efektet dhe mirëqenia janë profesionale. Do t’ju shërbejnë vetëm disa gjethe sallate dhe kripë e marinuar. Duhet thjesht t’i zini në ujë për 5 minuta me gjethe sallate, me pak ujë dhe kripë. Ftoheni lëngun, hidheni në një kovatë për të zhytur këmbët tuaja për gati një orë. Ç’lodhja do ju vijë shumë shpejtë.

Pedikyr për të eliminuar lëkurën e tepërt tek thembrat  
Per të eliminuarlëkurën te thembrat, nuk duhet të përdorni trajtime agresive. Ne po ju paraqesim disa receta natyrale perfekte për të eliminuar problemin:
•    Limon : Produkti i parë kundër lëkurës së thembrave. Mjafton që të vendosni lëngun e një limoni ose tek pjesa e këmbëve që do të trajtoni dhe ta lini që të veprojë për një natë të tërë.
•    Vaj: Një masazh me përbërje të disa vajrave natyrale të mira për këmbët : vaj ricini, vaj susami, vaj garofani, vaj i marrë nga petalet e lulediellit.
•    Aloe Vera: Një tjetër ilaç për këmbët është ai i xhelit Aloe Vera. Vendoset në këmbë duke i bërë masazh derisa të zbutet.

Pedikyr për të eliminuar erën e keqe të këmbëve
Nëse problemi juaj është era e keqe e këmbëve, mund të hidhni disa pika vaji esencial të mentes ose lavandës në ujë. Mund të perdorni gjithashtu produkte natyrale si uthullën me kripë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat