Maska natyrale për lëkurë të mrekullueshme

Shëndetësia

Maska natyrale për lëkurë të mrekullueshme

Më: 17 korrik 2018 Në ora: 16:12
Ilustrim

Vajzat dhe zonjat që janë të përkushtuara ndaj kujdesit të lëkurës e dinë mirë se ç’kënaqësi është përgatitja e maskave të fytyrës dhe sidomos rezultatet që ato garantojnë.

Sot do t’iu mësojmë përgatitjen e disa maskave të reja që kombinojnë produkte tërësisht organike si mjalti, jogurti, fruta të ndryshme dhe të tjera.

Jo vetëm lëkura por edhe portofoli juaj do t’iu falënderojë.

Maska për lëkurë të thatë: Mjaltë dhe avokado

Përbërësit:

-2 lugë gjelle mjaltë

-2 lugë gjelle avokado e pjekur mirë, e shtypur

-2 lugë gjelle vaj ulliri

-mango e pjekur mirë e shtypur

Si ta përgatisni?

Kombinoni të gjithë përbërësit, vendosni maskën në fytyrë dhe lëreni për 15 minuta. Pastaj hiqeni me një leckë të lagur me ujë të ngrohtë.

Mjalti hidraton lëkurën pa rrezikuar puçrra. Avokado përmban acide omega 3 dhe vitaminë B, të cilat janë të shkëlqyera për sistemin limfatik dhe i rikthejnë lëkurës shtresën lipide.

Mangoja ndihmon në zbardhjen e lëkurës sepse përmban shumë vitaminë C, kurse vaji i ullirit, zbut lëkurën dhe përmirëson shenjat e dëmtimit nga dielli.

Maska për lëkurë mikse: Shafran

Përbërësit:

-1 lugë gjelle jogurt grek organik

-1 lugë gjelle mjaltë

-1 lugë çaji shafran

-1 lugë çaji aloe vera e freskët

Si ta përgatisni?

Kombinoni gjithë përbërësit dhe lëreni maskën në fytyrë për 10 minuta

Quhet maskë me veprim të trefishtë për shkak të vetive anti-bakteriale, anti-inflamatore dhe super-hidratuese. Mjalti dhe aloe janë antiseptikë natyralë dhe e mbajnë lëkurën të pastër.

Shafrani është anti-inflamator, kurse jogurti hidraton shumë mirë lëkurën.

Maska për fytyrë problematike dhe me pore të mëdha: Patate dhe shafran

Përbërësit:

-Një patate grirë

-Një kastravec i grirë

-Disa pika ujë trëndafili

-¼ lugë çaji shafran

Si ta përgatisni?

Përzieni gjithë përbërësit dhe vendosini në lëkurë. Shpëlani fytyrën pas 10 minutash. Përdorni një leckë për t’u siguruar që keni hequr gjithë perimet nga lëkura.

Ashtu si shafrani, edhe patatet kanë veti anti-inflamatore. Ato janë përdorur që në kohët e lashta për të qetësuar djegiet dhe plagët.

Kurse kastraveci ka efekt tonik, hidraton lëkurën dhe është i pasur me vitaminë C.

Maska për fytyrë pa ‘jetë’ dhe shkëlqim: Kafe dhe shafran

Përbërësit:

-1 lugë gjelle llum kafeje

-1 lugë gjelle shafran Indie

-1 lugë gjelle jogurt organik

Si ta përgatisni?

Përziejini bashkë. Sigurohuni ta aplikoni maskën edhe në zonën e syve. Lëreni për 20 minuta dhe pastaj pastrojeni me një peshqir të lagur me ujë të ngrohtë.

Kafeja është e pasur me kafeinë dhe antioksidantë. Kafeina redukton inflamacionin, duke përfshirë edhe qeskat posthë syve, kurse antioksidantët i japin një shkëlqim të bukur lëkurës, shkruan Shije.al.

Shafrani është plot me vitaminë C kurse jogurti është i pasur me acid laktik i cili qetëson lëkurën.

Maska për eksfolim: Kafe

Përbërësit:

-1 lugë gjelle kafeje të mbetur nga ekspresi

-1 lugë gjelle mjaltë

-1 ½ lugë çaji xhel aloe vera

-2 ¼ lugë çaji lëng limoni (opsionale)

Si ta përgatisni?

Përzieni kafenë dhe mjaltin së bashku derisa të formoni një pastë. Shtoni xhelin e aloes dhe lëngun e limonit derisa të homogjenizohet maska.

Nëse lëkura juaj është e predispozuar ndaj skuqjes dhe është sensitive, mos e përdorni lëngun e limonit. Aplikoni butësisht maskën në fytyrë. Lëreni për 10 minuta, pastaj shpëlajeni.

Kafeina e pranishme tek kafeja tendos në mënyrë natyrale lëkurën dhe e eksfolion butësisht. Aloe Vera ndihmon në qetësimin e inflamacionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat