Miti të cilit i besojmë të gjithë – a janë vërtet muskujt më të rëndë se dhjami?

Shëndetësia

Miti të cilit i besojmë të gjithë – a janë vërtet muskujt më të rëndë se dhjami?

Më: 18 korrik 2018 Në ora: 09:28
Ilustrim

Ky mit një kohë të gjatë ishte në mesin e anëtarëve të bashkësisë së fitnesit, por edhe më gjerë.

Se muskujt janë më të rëndë se dhjami që bashkësia e fitnesit për dobësim e kuron vite të tëra dhe e bart nga gjenerata në gjeneratë tashmë me decenie, mirëpo në realitet dy kilogramë dhjamë kanë të njëjtën pesë si edhe dy kilogramë muskuj.

E vërteta është që muskujt janë më të dendur se dhjami dhe shumë të ngjeshur dhe prandaj zënë më pak vend në trup dhe nuk dukemi të mëdhenj sikur është fjala për dhjamin.

Trajnerja Autumn Calabrese ka treguar me fotografi në Instagram dallimin midis dy kilogramëve dhjamë dhe dy kilogramëve muskuj.

– Shikojeni se si muskujt janë kompaktë, të lëmuar dhe të butë. Tani shikoni dhjamin. Dhjami është më i madh, zë më shumë vend dhe ka formë të parregullt. Kur me këmbëngulësi stërvitim, hamë shëndetshëm, flemë mjaftueshëm – atëherë ndërtojmë muskuj të lëmuar dhe djegim yndyrën. Prandaj është shumë me rëndësi të merret parasysh edhe një gjë, jo vetëm numri në peshore, ka thënë ajo.

Është e vërtetë që numri në peshore nuk tregon gjithë tregimin.

Muskujt jo vetëm që zënë më pak vend në trupin tonë, por edhe shtojnë djegien e kalorive, shtojnë forcën, zvogëlojnë rrezikun nga lëndimet dhe ndihmojnë të ndërtojmë muskuj të definuar. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat