A mund të keni një abort pa gjakderdhje?

Shëndetësia

A mund të keni një abort pa gjakderdhje?

Më: 20 korrik 2018 Në ora: 15:49
Foto ilustrim

Shumicën e rasteve, gjakderdhja është shenja e parë e një aborti. Megjithatë, një abort mund të ndodhë pa gjakderdhje, ose simptoma të tjera mund të shfaqen së pari.

Aborti është më i zakonshëm brenda javëve të para të shtatëzanisë dhe rreziku vazhdimisht bie ndërsa shtatzënia përparon.

Është e rëndësishme të mbani mend se simptomat e shtatzënisë ndryshojnë me kalimin e kohës. Këto ndryshime jo gjithmonë tregojnë një humbje të shtatzënisë.

Simptomat përtej gjakderdhjes

Disa gra nuk kanë simptoma të jashtme të humbjes së shtatzënisë. Kur aborti ndodh herët, një grua mund të ketë pak shenja, gjë që mund ta bëjë më të vështirë identifikimin e abortit.

Është normale të përjetosh ndryshime në shenjat e shtatëzanisë me kalimin e kohës, veçanërisht në kalimin nga tremujori i parë në atë të dytë. Këto ndryshime zakonisht nuk tregojnë humbjen e shtatzënisë.

Disa shenja paralajmëruese të abortit e që nuk përfshijnë gjakderdhje janë:

-testet e shtatzënisë që tregojnë një rezultat negativ;

-neveri, vjellje ose diarre;

-dhimbje shpine.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat