Vaji i ullirit zvogëlon rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare

Shëndetësia

Vaji i ullirit zvogëlon rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare

Më: 21 korrik 2018 Në ora: 07:26
Ilustrim

Gjatë ditëve të nxehta verore nuk ka ushqim më të mirë sesa një sallatë e freskët me perime. Perimet janë të pasura me vitamine dhe minerale dhe janë aleat i shkëlqyer i shëndetit tuaj.
Kurse për ta bërë sallatën edhe më të shëndetshme dhe më të shijshme, shtoni edhe vaj ulliri.
Hulumtimi më i ri edhe një herë nxjerrë në pah të mirat e konsumimit të vajit të ullirit. Sipas studimit të ri, mjaftojnë vetëm dy lugë supe çdo ditë pothuajse për të përgjysmuar rrezikun nga vdekja e sëmundjeve kardiovaskulare.

Hulumtuesit spanjoll gjatë 13 viteve kishin studiuar shprehitë e të ushqyerit të 40.662 meshkrujve dhe femrave në moshë prej 29 – 69 vite. Qëllimi i tyre ishte që të zbulojnë se çfarë efekti ka vaji i ullirit mbi vdekshmërinë. Derisa ka zgjatur hulumtimi, kishin vdekur 2000 persona, prej të cilëve 956 kishin humbur jetën nga kanceri, kurse 416 si pasojë e sëmundjeve të zemrës.

Rezultatet e shpallura në American Journal of Clinical Nutrition, kishin treguar se viktimat e sëmundjeve të zemrës ishin personat të cilat më pak kishin konsumuar vajin e ullirit. Nga ana tjetër, tek ata që kishin konsumuar më tepër se 2 lugë supevaj ulliri për çdo ditë, rreziku nga vdekja e shkaktuar nga problemet kardiovaskulare ishte më i ulët për 44%.
Hulumtimet e mëparshme kishin treguar se vaji i ullirit ndihmon edhe për zvogëlimin e rrezikut të sulmit në tru.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat