Katër ushtrime të mrekullueshme: Shërojnë ishiasin!

Shëndetësia

Katër ushtrime të mrekullueshme: Shërojnë ishiasin!

Më: 22 korrik 2018 Në ora: 10:19
Ilustrim

Në vend të ilaçeve për qetësimin e dhembjeve, provojini këto ushtrime të cilat ndikojnë shpejt dhe mirë.

Nervi i ishiasit është nervi më i madh në organizëm. Ai fillon në pjesën e poshtme të shpinës, vazhdon në drejtim të të dy këmbëve dhe e përbëjnë rrënjët e nervave veç e veç të cilët degëzohen në pjesën e poshtme të shpinës.

Nervi shiatik është nervi më i gjatë dhe më i madh në trup – ai është aq i trashë sa një prej gishtërinjve tanë kur arrin në pjesën e shpinës. Ai pastaj kalon nga pjesa e prapme drejt ijeve dhe poshtë tek këmba nga ku ndahet në gju në dy degë. Çdo këmbë ka nervin e tij shiatik.

Ç’është ishiasi?

Ishiasi nuk është sëmundje, por gjendje mjekësore e cila nënkupton këto simptoma:

– Dhembje konstante në pjesën e poshtme të shpinës dhe të pjesës së poshtme të këmbës, rrallë të dyja këmbët
– Dhembja përkeqësohet kur personi ulet
– Ndjenja e djegieve dhe e nxehtësisë në këmbë
– Dobësim, molisje dhe pamundësi lëvizjeje të këmbëve apo shputave

Në xhirimin në vijim mund të shihni se cilat ushtrime ndihmojnë nëzbutjen e dhembjes kronike për shkak të ishiasit:

“Shkaqet dhe faktorët që e sjellin ishiasin:

Dhimbja që shkakton dëmtimi i nervit ishiatik është e ndryshme në situata të ndryshme të shkaktuara nga faktorë të ndryshëm. Në përgjithësi ishiasi shkaktohet pas një shtypje të fortë/ngjeshje e nervave të zonës lumbale (të mesit) mes L4 – L5 ose sacrale (pak më poshtë) S1, S2, S3.

Në raste të tjera ishiasi vjen si pasojë e dëmtimit të nervit pas një traume. Shpesh e gjejmë të shprehur si radikulopati lumbale që do të thotë dëmtim nga një shtypje/ngjeshje e rrënjës së nervit.

Disa nga shkaqet më rënda janë:

• Hernia diskale e përgjegjshme për 15% të rasteve
• Ngushtim i kanalit foraminal dhe spinal (përcjellës në shtyllën kurrizore në brendësi të të cilëve rrjedhin rrënjët e nervave spinale dhe palca kurrizore)
• Ënjtje e diskut spinal
• Sindroma e muskulit piriform, rrjedhojë e hipertrofisë dhe enjtjes së këtij muskuli
• Spondilolisteza
• Tumor spinal që shtyp rrënjët e nervit ose palcën kurrizore në atë nivel

Gjithashtu ishiasi paraqitet shpesh edhe tek gratë në fazë të avancuar të shtatzanisë nga presioni i mitrës mbi këtë nerv.

Faktorët që ndikojnë:

Disa individë janë më të ekspozuar ndaj ishiasit, pasi ndikojnë një sërë faktorësh prezentë tek ata:

• Artriti rheumatoid
• Punë të tilla që kërkojnë zhvendosjen e peshave të rënda, drejtimi i automjeteve për periudha të gjata dhe shtrembërim i herë pas hershëm i kurrizit
• Diabeti: rrit rrezikun e dëmtimit të nervave periferikë
• Mosha e tretë që shoqërohet me ndryshimin fiziologjik të formës së shtyllës kurrizore
• Infeksione të shtyllës kurrizore
• Obezitet
• Osteoporozë
• Patologji të shtyllës kurrizore
• Jetë sedentare (jo aktive)
• Sforcim i madh muskulor
• Trauma direkte në vithe, kofshë, këmbë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat