Bebet e verës i lodhin më shumë nënat shtatzënë

Shëndetësia

Bebet e verës i lodhin më shumë nënat shtatzënë

Më: 15 gusht 2018 Në ora: 10:14
Ilustrim

Bebet e lindura në stinën e verës do të jenë të dashura, të ndjeshme, krenare, të orientuera drejt familjes, të komunikueshme kjo sepse bebet e kësaj stine i përkasin shenjave më më të mira si binjakëve, gaforres dhe luanit !

Megjithatë shtatzënia në këtë periudhë cilësohet nga gjinekologët paksa e vështirë, falë temperaturave të larta, thatësisë e kushteve gati ekstreme të motit. Nënat në pritje duhet të jenë të kujdesshme, të ndjekin këshillat e mjekut në mënyrë që i nxehti apo faktorë të tjerë të mos ndikojnë në shëndetin e tyre apo të fetusit.
Këshilla e parë lidhet me konsumin e ujit ! Qëndroni të hidratuara duke pirë sa më shumë ujë, lëngje frutash ! Shmangni alkoolin, si dhe mos e teproni me sasinë e kafesë, pasi ka veti diuretike dhe ju dehidraton.

Gjatë stinës së verës rreziku i helmimit rritet ! Kini kujdes me higjienën , përpiquni të mos konsumoni ushqime jashtë shtëpisë. Bulmeti, mishi, peshku, prodhimet e detit, si dhe ushqimet e tjera, duhet të plotësojnë të gjitha kushtet e higjienës dhe mos harroni asnjëherë të shihni për datën e skadencës. 

Konsumoni ushqime të freskëta me përqindje më të lartë uji dhe me vlera antioksiduese, si: perime të freskëta, fruta ose lëng frutash.
Shmangni ushqimet e skuqura, pikante, me shumë kripë, me salca të ndryshme, ëmbëlsira me yndyrë shtazore ose me përqindje të lartë sheqeri, për të mos rënduar aparatin tretës.

Mundohuni që shëtitjet e mëngjesit apo pasdites t’i keni bërë gjatë kohës kur aktiviteti i diellit të mos jetë shumë i fortë .
Vishni veshje të lirshme dhe meteriale që ju mbajnë freskët dhe përthithin djersën. 

Shtatzënia ndryshon mënyrën sesi lëkura juaj reagon pas ekspozimit në diell, ndaj sigurohuni që gjatë kësaj periudhe most ë dilni asnjëherë nga shtëpia pa aplikuar krem dielli. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat