Anoreksia, truri është i shurdhër ndaj bërtitjeve të trupit!

Shëndetësia

Anoreksia, truri është i shurdhër ndaj bërtitjeve të trupit!

Më: 18 gusht 2018 Në ora: 09:22
Foto ilustrim

Truri i adoleshentëve të prekur nga anoreksia nuk arrin dot të kuptojë gjendjen reale të trupit, që në çastet e para të shfaqjes së sëmunjdes, sipas një zbulimi që konfirmon se si anoreksia nuk është një çregullim i thjeshtë ushqimor.

Ky studim është publikuar në revistën “Translational Psychiatry – Nature” nga grupi i kërkimit i Universitetit të Upsalas, në Suedi, i drejtuar nga psikiatri italian, Santino Gaudio.

Në fakt, ajo që ndodh është një dobësim i komunikimit mes zonave cerebrale që lidhen me përcaktimin e ndjesive fizike dhe integrimin e emocioneve.

“Kemi zbuluar se adoleshentët e prekur nga anoreksia nervore paraqesin një komunikim të reduktuar mes zonave cerebrale përgjegjëse për perceptimin e trupit dhe të integrimit të sinjaleve trupore dhe emocioneve”, thotë Gaudio. Këto anomali shpjegojnë përse pacientët kanë një tjetër perceptim të trupit dhe nuk janë në gjendje të vlerësojnë situatën reale edhe kur ndodhen në një gjendje të mosushqyrjes së rëndë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat