Fëmijët rrezikohen seriozisht nga prindërit duhanpirës

Shëndetësia

Fëmijët rrezikohen seriozisht nga prindërit duhanpirës

Më: 19 gusht 2018 Në ora: 16:31
Ilustrim

Personat që nuk e konsumojnë duhanin por që janë rritur në praninë prindërve duhanpirës, rrezikohen nga sëmundjet e rënda të mushkrive, sipas një hulumtimi në Shtetet e Bashkuara.

Studiuesit kanë thënë se pirja e duhanit në praninë e fëmijëve i rrezikon ata që më vonë të përballen me sëmundje të rënda të mushkrive që mund ta edhe shkaktojnë vdekjen e tyre.

Ekspertët kanë sugjeruar se mënyra më e mirë për të mbrojtur fëmijët nga ky rrezik është ndërprerja e pirjes së duhanit, shkruan BBC.

Ekspozimi ndaj tymit prej 10 ose më shumë orës gjatë çdo javës rrit rrezikun e vdekjes nga sëmundjet e zemrës për 27%, sulmit në tru për 23% si dhe sëmundjet kronike të mushkërive për 42%, ky studim ishte botuar në “American Journal of Preventive Medicine”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat