Kafeja dhe gjidhënia. Gjërat që duhet ti dini

Shëndetësia

Kafeja dhe gjidhënia. Gjërat që duhet ti dini

Më: 20 gusht 2018 Në ora: 10:12
Ilustrim

Ushqyerja me gji mund të jetë rraskapitëse, sidomos në periudhën e hershme kur foshnja zgjohet shumë herë çdo natë.

Një filxhan kafe në mëngjes mund të ndihmojë një person të menaxhojë mungesën e gjumit, por shumë njerëz shqetësohen për efektet e kafeinës në foshnjat e tyre. Megjithatë, kafeina është e sigurt nëse konsumohet në ënyrë të moderuar gjatë ushqyerjes me gji.

Konsumi i kafeinës para se të ushqeni me gji nuk ka të ngjarë të shkaktojë ndonjë efekt të dëmshëm. Shumë nënave u është thënë të kufizojnë ose madje ta eliminojnë kafenë gjatë shtatëzanisë për shkak të rrezikut të kalimit të kafeinës në placentë dhe sepse ndikon në zhvillimin e fetusit. Megjithatë, kafeina ka shumë më pak gjasa të shkaktojë efekte të tilla, transmeton Indeksonline.

Trupi metabolizon shumicën e kafeinës para se të arrijë qumështin e nënës. Vetëm rreth 1 për qind e kafeinës që një grua konsumon përcillet në qumështin e saj të gjirit, dhe kjo sasi e vogël nuk është e mjaftueshme për të dëmtuar foshnjën.

Nënat që ushqejnë me gji, megjithatë, duhet të kenë parasysh se kufizimi i konsumimit të kafeinës është rreth 300 miligramë (mg) në ditë, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC). Kjo sasi kafeine është e barabartë me 2-3 filxhanë kafe.

Edhe konsumi i kafeniës prej më shumë se 300 mg nuk ka gjasa të dëmtojë një fëmijë. Megjithatë,sias CDC-së, konsumi ekstrem i kafeinës prej më shumë se 10 gota në ditë mund të shkaktojë simptoma në foshnjë, siç është nervozizmi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat