Si të parandalohet ekzema?

Shëndetësia

Si të parandalohet ekzema?

Më: 20 gusht 2018 Në ora: 18:17
Ilustrim

Ekzema është një kusht afatgjatë që shkakton kruajtje dhe e bën lëkurën e thatë dhe të plasaritur.

Më së shpeshti shfaqet te fëmijët, por gjithashtu mund të zhvillohet për herë të parë në moshë madhore.

Simptomat mund të ndryshojnë në mes të copëzave të vogla të lëkurës së thatë, në zona të mëdha të lëkurës së kuqe në gjithë trupin.

Pacientët gjithashtu mund të heqin qafe ekzemën duke përdorur vajin e kokosit dhe duke marrë vitamina, sipas Shoqatës Kombëtare të Ekzemës.

Marrja e vitaminës D mund të përmirësojë shenja të ekzemës. Vitamina D, edhe pse ende e diskutueshme, po bëhet gjithnjë e më e zakonshme pasi studimet tregojnë se ajo mund të ndihmojë ekzemën, duke ditur se ekzema më e rëndë lidhet me nivelet më të ulëta të vitaminës D.

Marrja e shtojcave të vitaminës B12 mund të ulë edhe rrezikun e ekzemës, por nevojiten më shumë kërkime për të konfirmuar përfitimet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat