Nëse vazhdimisht ankoheni, do të ndiheni edhe më keq!

Shëndetësia

Nëse vazhdimisht ankoheni, do të ndiheni edhe më keq!

Më: 20 gusht 2018 Në ora: 19:52
Ilustrim

Njerëzit të cilët vazhdimisht ankohen, vetes nuk i bëjnë kurrfarë shërbimi.

Kur i ankoheni dikujt në punë, dashuri, jetë, pikërisht ashtu lironi stresin. Dhe atëherë vërtet lirohemi nga pjesa e presionit dhe e qetësojmë veten.

Mirëpo, ata njerëz të cilët vazhdimisht kukatin, vetes nuk i bëjnë kurrfarë shërbimi. Të tjerëve u bëhen barrë, ndërkaq vetë bëhen joefikas në zgjidhjen e problemeve të veta.

Vetë fakti që kur ankohemi lirohemi nga stresi, mund të krijojë edhe kundërefekt.

Kufiri midis së dobishmes dhe së të dëmshmes është shumë i hollë dhe njerëzit edhe bash lehtë shpesh e kalojnë.

Njëri ndër shkaqet për të cilat nuk do të duhej vazhdimisht të kukatni, është ai që nuk është mirë për shëndetin tuaj.

Kukatja e tepërt mund të “detyrojë” trupin që të fillojë të tajit tej mase kortizolin – hormon i stresit.

Situatat stresuese na çojnë ose të luftojmë ose të shmangemi.

Nëse njerëzit vazhdimisht kukatin dhe nuk bëjnë asgjë, mund vetvetes t’ia shtojnë presonin, sepse çdo gjë grumbullohet dhe mbeten vetëm në fjalë dhe kjo mund të çojë në probleme afatgjatë shëndetësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat