A mund të shkaktoj telefoni tumor në tru?

Shëndetësia

A mund të shkaktoj telefoni tumor në tru?

Më: 22 gusht 2018 Në ora: 17:35
Ilustrim

Telefonat kanë transformuar mënyrën e komunikimit, punës dhe jetesës. Edhe pse kanë lehtësuar shumë gjëra, ato nuk kanë vetëm anë pozitive.

Shqetësimi vjen nga fakti se telefonat lëshojnë valë, rrezatime.

Duke i ‘u ekspozuar rrezatimeve, sidomos rrezeve X, ne mund të rrisim rrezikun e kancerit. Por ende nuk ka një evidenc se edhe rrezet e telefonit lëshojnë rreze të tilla.

Shumë studime kanë treguar se si reagojnë telefonat në trurin tonë.

Njëri prej tyre përmes një eksperimenti me minj ka konstatuar se rrezatimet e telefonit shkaktojnë tumor në tru, por pa dyshim se ju nuk jeni minj.

Dy studime të tjera njëri në vitin 2011 dhe tjetri në vitin 2013. Te dyja nuk kanë gjetur ndonjë lidhje mes telefonave dhe tumoreve në tru. Kurse një eksperiment tjetër në vitin 2017 ka treguar se egziston një lidhje shumë e dobët. Nëse telefonat shkaktojnë tumor në tru, ne do të ishim ballafaquar me shumë raste të tilla që kur janë shpikur telefonat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat