Pse s’duhet të vononi kontrollimin e syve tek fëmijët?

Shëndetësia

Pse s’duhet të vononi kontrollimin e syve tek fëmijët?

Më: 23 gusht 2018 Në ora: 19:39
Ilustrim

Fëmijët po zhvillojnë probleme permanente në shikim e tyre, ngaqë nuk janë duke i testuar sytë me kohë, kanë paralajmëruar mjekët.

Shoqata e Oftamologëve në Britani ka realizuar një anketim me 1,200 njerëz dhe gjetjet kanë treguar se një e katërta e fëmijëve në shkollë nuk janë testuar për sy.

Ndërsa 52% e prindërve kanë deklaruar se kanë menduar që këto testime ofrohen në shkollë fillore.

Përderisa disa shkolla ofrojnë skanimin, këto testimet janë më pak gjithëpërfshirëse.

Diagnoza e vonuar mund të shkaktojë probleme siç mund të jetë amblyopia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat