Të mësuarit për kohë të gjatë dëmton të pamurit

Shëndetësia

Të mësuarit për kohë të gjatë dëmton të pamurit

Më: 16 shtator 2018 Në ora: 14:19
Ilustrim

A dëmton shkollimi për shumë vite shikimin? Përgjigja është po.

Kështu thotë një studim i ri që ka gjetur se 90% e nxënësve që zhvillojnë mësim intensiv, në vendet e Azisë Lindore kanë probleme me të pamur, shkruan Mirror.

Shpenzimi i kohës shtesë në të studiuar mund të bëjë që të dobësohet të pamurit, veçanërisht problemet shfaqen në shkurtpamësi.

Pra sa më shumë që studioni, të pamurit tuaj përkeqësohet.

Hulumtuesit nga Universiteti i Bristol dhe Cardiff thonë se dallimi është i dukshëm nëse mesatarisht njerëzit lënë shkollën në moshën 16 vjeçare, kanë një vizion 20/20 dhe pastaj këta që diplomojnë në universitet nuk do të mundnin të vozisnin pa syze.

Shkurtpamësia, apo miopia është një prej shkaqeve që shkakton paaftësi në të pamur gjithandej botës dhe se shkalla e të prekurve nga ajo janë në rritje.

Nga viti 2050, gjysma e popullsisë, apo rreth pesë miliardë pritet që të jenë të prekur nga shkurtpamësia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat