Përse molla është fruti që duhet të hani çdo ditë, ja vlerat ushqyese të saj

Shëndetësia

Përse molla është fruti që duhet të hani çdo ditë, ja vlerat ushqyese të saj

Më: 17 shtator 2018 Në ora: 06:45
Ilustrim

Një mollë në ditë mban mjeku larg. Shprehja që daton prej vitit 1866, vazhdon e mbetet ende aktuale, sepse vlerat e mollës janë po ato.

Një mollë mesatare e qëruar ka për t’i ofruar organizmit: 
125 kalori
30 g karbohidrate (10% e nevojave ditore)
4.9 g fibra diete (20% e nevojave ditore)
22 g sheqerna
0.6 g proteina (1% ND)
.053 mg riboflavin (3% ND)
2% e nevojave ditore për vitaminë A 
Plotëson 4% e nevojave ditore për vitaminë B6 (2%- vitaminë E, 7%- vitaminë K)
10.6 mg magnez (3% ND)
25,44 mg fosfor (3% ND)
220,48 mg kalium (5% ND)
Përfitimet shëndetësore të mollëve
Ul nivelin e kolesteroli "të keq": Procyanidins (një lloj flavonoid) ka aktivitet të fortë antioksidues dhe mund të ulë nivelin e lipideve (LDL ose "kolesterol" i keq).
Shëndeti kardiovaskular: Duke ulur kolesterolin, përmbajtja e lartë e polifenoleve (gjendet në sasi të larta tek mollët) mund të ulë edhe rrezikun e sëmundjes kardiovaskulare.
Shëndeti mendor: Nivelet e larta të antioksidantëve mund të na mbrojnë kundër sëmundjeve neurodegjenerative si Alzheimer dhe Parkinson.
Nxit tretjen: Polyphenolet dhe fibrat e gjendura tek mollët mund të përmirësojnë aftësitë tretëse dhe funksionet e këtij aparatit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat