Çfarë i shkakton puçrrat e dhembshme dhe ethet në hundë dhe si t’i eliminoni

Shëndetësia

Çfarë i shkakton puçrrat e dhembshme dhe ethet në hundë dhe si t’i eliminoni

Më: 17 shtator 2018 Në ora: 07:23
Ilustrim

Puçrrat në cilindo vend dinë të jenë tmerr i vërtetë.

Puçrra në hundë është jashtëzakonisht e dhembshme, ndërsa pos dhembjes dhe lotëve të cilët nuk mund t’i ndalim, është vendi i cili është i mbrojtur nga shikimi dhe paraqet ankth të vërtetë, sepse nuk mund të prekim dhe ta shërojmë puçrrën.

Mirëpo, pos puçrrave, mund të shfaqen edhe disa gjëra të tjera siç janë ethet.

Këtu shfaqen puçrrat për shkak se ndodh mbyllja e poreve dhe pamundësia që kjo pjesë e trupit të trajtohet si edhe çdo pjesë tjetër dhe të pastrohet nga ndyrësirat.

Ethet mund të shfaqen në cilëndo pjesë të trupit, madje edhe në hundë, ndërkaq simptomat janë të ngjashme me ato të cilat i keni edhe kur shfaqet puçrra.

Ajo xhungë e vogël të cilën e keni në hundë mund të jetë edhe infeksion i cili quhet folikulitis kur folikula e qimes infektohet me baktere dhe shkakton skuqje dhe ënjtje.

Ato duken si puçrra, janë të vogla dhe të bardhemëta, mirëpo mund të shfaqen kudo në trup.

Bakteret të cilat e shkaktojnë jetojnë në pjesët e lagështa të trupit siç janë vrimat e hundës dhe ndonjëherë infektohen.

Nëse vërtet është fjala për puçrrat, tretmani në bazë peroksidit të benzolit mund t’ju ndihmojë që ta shëroni.

Mirëpo, nëse është fjala për ethet, atëherë vendi është pak më i ndjeshëm dhe tërhiqet pas tri deri pesë ditësh, ndërkaq trajtohet me ndonjë krem, të cilin mund t’jua përshkruaj mjeku.

Nëse mendoni që keni folikulitis, i cili duket si puçërr e vogël e kuqe, ju nevojitet ndonjë antibiotik apo yndyrë të cilët mund t’jua përshkruajë vetëm mjeku.

Assesi mos merrni preparate dhe ilaçe sipas hamendjes suaj. Për t’iu shmangur shfaqjes së këtyre problemeve është e nevojshme mirëmbajtja pastër e vrimave të hundës me ndihmën e ujit apo të tretjeve fiziologjike.

Nëse keni ethe, tretmani patjetër duhet të jetë më serioz, mirëpo duhet patjetër edhe të forconi imunitetin, sepse ato shfaqen kur ju është i rrezikuar imuniteti.

Folikulitisi mund të jetë shumë i rrezikshëm nëse nuk shërohet. Është e mundshme shfaqja e qelbit dhe e infeksioneve serioze nëse nuk e pastroni vendin në të cilin është shfaqur.

Mjekësia popullore këtu nuk mund t’ju ndihmojë, por vetëm kremrat e posaçme dhe ilaçet, të cilat i përshkruan mjeku.

Nëse keni vështirësi, patjetër bëni kontroll te mjeku në mënyrë që të merrni terapinë adekuate. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat