Shëndetësia holandeze rekomandon pesë filxhanë çaji në ditë

Shëndetësia

Shëndetësia holandeze rekomandon pesë filxhanë çaji në ditë

Më: 17 shtator 2018 Në ora: 11:16
Ilustrim

Këshilli i Shëndetit në Holandë, një institucion i pavarur shkencor, që këshillon parlamentin e këtij vendi, thotë se njerëzit duhet të pinë nga tre deri në pesë filxhanë me çaj në ditë.

Theksohet se duhet të jetë çaj i zi ose jeshil, por sipas tyre nuk ka rëndësi nëse është çaj frutash apo bimor.

Sipas shkencëtarëve, kjo sasi çaji ul ndjeshëm rrezikun për diabetin, sëmundjet e zemrës dhe goditjet cerebrale.

Çaji redukton ndjeshëm presionin e gjakut dhe tashmë qeveria holandeze po mendon që ta sërvirë për fëmijët e shkollës në vend të pijeve dhe qumështit gjatë orarit të drekës ose mëngjesit

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat