Mushmolla dhe të gjitha arsyet pse duhet konsumuar

Shëndetësia

Mushmolla dhe të gjitha arsyet pse duhet konsumuar

Më: 18 shtator 2018 Në ora: 06:09
Ilustrim

Mushmolla është një nga frutat që rritet në të gjitha zonat e Shqipërisë, por më tepër kultivohet në Jug.

Është pjesë e familjes së mollëve dhe dardhave, por shpesh e quajnë vogëlushja e trëndafilave, pasi janë të ngjashëm me frutat e trëndafilit të egër.

Ky frut është i pasur me vitaminë C, kalium, kalcium, magnez, proteina, hekur dhe shumë elementë të tjerë ushqyes.

Përveç shijes unike, mushmolla mbahet dhe si një frut që ndihmon në tretje, luftimin e infeksioneve dhe baktereve, bajamet e infektuara dhe organet e frymëmarrjes.

Bëni kompost me disa lugë mushmolla të freskëta të grira, të lëna në një orë në ujë të vluar. Pini çdo ditë nga dy gota dhe shihni rezultatet

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat