Doni të digjni 800 kalori për 60 minuta? Ja sporti që e mundëson

Shëndetësia

Doni të digjni 800 kalori për 60 minuta? Ja sporti që e mundëson

Më: 20 shtator 2018 Në ora: 07:30
Ilustrim

Për ta filluar rrugëtimin e humbjes së peshës dhe për të pasur një trup perfekt është kryerja e ushtrimeve fizike mënyra më e mirë.

Personat që ndodhen në peshë e kanë shumë të lehtë të merren me sporte më pak të vështira, siç është joga apo ecja.

Mirëpo këto aktivitete nuk djegin aq shumë yndyrë sa aktivitetet që jua rrisin të rrahurat e zemrës dhe që ju bëjnë të djersiteni sa më shumë.

Por nëse ju jeni duke kërkuar ta transformoni trupin me një ritëm më të shpejt, atëherë është e rëndësishme t’i zgjidhni edhe ushtrimet adekuate.

Një studim i fundit i bërë nga ‘Forza Supplements’ ka zbuluar se sporti i boksit është mënyra më efektive për djegie të kalorive.

Sipas hulumtuesit kanë zbuluar se pjesëmarrësit e studimit kanë arritur t’i djegin deri në 800 kalori gjatë një ore në ring.

Mirëpo ky sport i aktivizon të gjithë muskujt e trupit, gjë e cila është një prej arsyeve se përse digjen kaq shumë kalori.

Ndër tjerash prej këtij sporti, boksierët gëzojnë edhe përfitime tjera, duke përfshirë qëndrueshmërinë muskulore dhe forcën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat