NVIDIA prezanton super kartelën grafike, Titan X

Shkencë & Teknologji

NVIDIA prezanton super kartelën grafike, Titan X

Më: 22 korrik 2016 Në ora: 18:04
Titan X

Nvidia ka lansuar kartelën grafike më të fuqishme deri tani.

Me 12 miliard tranzistorë dhe arkitekturën Pascal, Titan X është kartela më e fuqishme që kjo kompani ka prodhuar ndonjëherë.

Titan X ka poashtu memorie prej 12 GB dhe procesorë me 3,584 pllaka të kapacitetit 1.53 GHz.

Grafika është e dizajnuar për lojëra, realitet virtual (VR) dhe gjithçka tjetër që kërkon grafikë të fuqishme.

Kjo pajisje do të jetë e gatshme për shitje në datën dy gusht me një çmim prej 1,200 dollarësh. Titan X do të lansohet së pari në tregun e Amerikës veriore dhe ata të Evropës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat