Shkencëtarët përdorin Google Glass për të monitoruar aktivitetin e trurit

Shkencë & Teknologji

Shkencëtarët përdorin Google Glass për të monitoruar aktivitetin e trurit

Më: 14 gusht 2016 Në ora: 10:24
Ilustrim

Duke përdorur Google Glass një grup shkencëtarësh po ndërtojnë një pajisje smart e cila do të përdorë një spektroskopi afër-infra-red për të matur aktivitetin e trurit të një njeriu në gjendje aktive.

Kërkuesit kanë bërë një eksperiment tek dy grupe njerëzish që po realizonin një kamping në natyrë. Njëri grup përdorte Google Glass për tu orientuar ndërsa tjetri Google Maps. Ata vunë re se përdoruesit e Google Glass ishin më shumë të përqendruar tëk ajo çfarë tregonte pajisja dhe jo tek mjedisi përreth dhe kishin një nivel më të ulët të aktivizimit të qelizave nervore se grupi që përdorte Google Maps.

“Ky është një trend i ri i quajtur neuroergonimikë. Është studimi i punës së trurit në gjendje aktive duke njohur shkencën neurologjike dhe faktorët ndikues njerëzorë”, thotë Hasan Ayaz profesor në Unviersitetin e Drexel dhe drejtues i kërkimeve shkencore. Ne do të jemi në gjendje të analizojmë se si truri i njeriut punon gjatë aktiviteteve dhe gjendjeve të ndryshme të cilat nuk mund ti simulojmë në mënyrë artificiale” shton ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat