Përditësohet pas 23 vitesh sistemi operativ i kompjuterit Apple II

Shkencë & Teknologji

Përditësohet pas 23 vitesh sistemi operativ i kompjuterit Apple II

Më: 19 shtator 2016 Në ora: 00:42
ProDOS 2.4

Ja çfarë bën dashuria! Ditën e djeshme një zhvillues softuerësh me emrin John Brooks publikoi përditësimin e parë të sistemit operativ të kompjuterit Apple II i cili daton nga 1993.

ProDOS 2.4 është një sistem operativ i përmirësuar për paisjet 30 vjeçare të Apple. Ju mund ta provoni sistemin e ri operativ në një emulator uebi. Ky version përmban Bitsy Bye, një program lançimin në stilin e një menuje me anë të cilët përdoruesit navigonin skedarët. Funksionon me vetëm 1 kilobajt RAM.

Versioni i fundi i ProDos u lançua në 1993. Kjo datë është me të vërtetë e veçantë sepse nuk shënon vetëm 23 vjetorin e Apple II GS por është një moment inspirimi ushqyer nga John Brooks. (PCWorld Albanian)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat