Projekti i ‘çmendur” i autostradës më të madhe në botë!

Shkencë & Teknologji

Projekti i ‘çmendur” i autostradës më të madhe në botë!

Më: 26 shtator 2016 Në ora: 22:47
ilustrim

Autostrada më e gjatë në botë në shkretëtirë ka filluar të ndërtohet nga qeveria kineze.

Autostrada nis në Inner të Mongolisë në drejtim të Kinës Veriore. Autostrada 900 km synon të lidhë Pekinin me rajonin ujgur Xinjiang, një rajon autonim.

Këto janë vetëm kilometrat e parë, pasi kur të mbarojë përfundimisht, autostrada do të jetë 2 500 kilometra.

Autostrada Pekin-Urumqi është menduar të jetë plotësisht operacionale qershorin e ardhshëm.

Kjo do të sjellë tejet shumë shkurtimin e distancave, duke hequr shumë orë udhëtim. Autostrada është pjesë e Nismës “China’s Belt and Road”.

Qëllimi është që nëpërmjet kësaj autostrade të bëhet kalimi nga Azia drejt Evropës me stacion përfundimtar qytetin holandez Rotterdam.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat