NASA publikon zbulimin: Një mega-oqean në Hënën e Jupiterit

Shkencë & Teknologji

NASA publikon zbulimin: Një mega-oqean në Hënën e Jupiterit

Më: 27 shtator 2016 Në ora: 14:44
Zbulimi

NASA ka zbuluar prova të reja bindëse për ekzistencën e një mega-oqeani. Ky mega-oqean është konfirmuar prej tyre jo vetëm për ekzistencën e tij nën sipërfaqen e Europa, hënës së Jupiterit, por nga NASA është raportuar se uji i tij shpërthen në rreth 200 kilometra lartësi.

Udhëheqësi i këtij studimi Geoff Yoder i cili ka kryer vëzhgimet me një nga teleskopët më të sofistikuar, Huddle ka deklaruar’’Oqeani i Europa është konsideruar si një nga vendet më premtuese potencialisht të mundshme për të mbajtur jetë në sistemin tonë diellor’’.

Uji dhe avulli nga sipërfaqja e Europas shpërthen në 200 kilometra lartësi dhe më pas bie sërish në hënë.

Shkencëtarët e NASA-s thonë se pikërisht në këto pika mund të kërkohet në një të ardhme të afërt për oksigjen, hidrogjen apo elementë të tjerë kimikë në bazë të të cilëve mund të kuptohet më mirë përbërja e oqeanit të satelitit.

Prej dekadash ekziston një teori e një oqeani nën sipërfaqen e aktullt të Europas, teori që u përforcua në vitin 2013 pas pamjeve të siguruara nga sonda Galileo dhe që thuajse konfirmohet nga ky zbulim i ri i NASA-s

Europa është njëri ndër 67 satelitët e njohur të Jupiterit, planeti më i madh i sistemit tonë diellor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat