Një koloni në Mars: A jeni të përgatitur të shkoni?

Shkencë & Teknologji

Një koloni në Mars: A jeni të përgatitur të shkoni?

Më: 28 shtator 2016 Në ora: 11:38
Miliarderi Elon Musk, shefi i kompanisë SpaceX, zbulon projektin e tij

Miliarderi Elon Musk, shefi i kompanisë SpaceX, ka zbuluar projektin e tij më ambicioz.

Bëhet fjalë për një system transporti ndërplanetar, që do dërgojë njerëz në Mars brenda 80 ditësh.

Qëllimi është të ngrihet një koloni e qëndrueshme njerëzore me rreth 1 milion persona.

“Ajo që dua të arrij unë, është që të bëj Marsin një alternativë të mundshme,” tha ai.

Megjithatë, Musk paralajmëroi se udhëtimi mund të jetë i rrezikshëm dhe se kandidatët e misioneve të para duhet të jenë të përgatitur edhe për të vdekur.

“A jeni të përgatitur për të vdekur? Nëse po, atëherë jeni kandidati i duhur”.

Ai pranoi se edhe vetë do e ndërmarrë këtë udhëtim një ditë.

“Duhet të sigurohem që nëse gjërat nuk shkojnë mirë, të kem një plan rezervë. Frika ime më e madhe janë investitorët që do më marrin kompaninë”.

Ai shpreson se testimet e para do bëhen brenda katër vitesh.

Sistemi i Transportit Ndërplanetar do të përdorë një raketëhedhës gjigand me 49 motora Raptor.

“Koha e udhëtimit do jetë rreth 80 ditë, por më vonë mund të bëhet vetëm për 30 ditë”.

Musk u zotua se çmimi i udhëtimit për në Mars do jetë sa një shtëpi- rreth 200 mijë dollarë.

Më vonë mund të përgjysmohet.

Pasi raketat të mbërrijnë në Mars, do të përdorin metanin për udhëtimin e kthimit.

“Sigurisht financimi do jetë një sfidë. Por mendoj se do jetë një partneritet publik-privat, kështu janë financuar edhe Shtetet e Bashkuara,” tha ai.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat