Profesori i Harvardit me prejardhje nga Mitrovica sqaron efektet e shkrirjes së akullnajave

Shkencë & Teknologji

Profesori i Harvardit me prejardhje nga Mitrovica sqaron efektet e shkrirjes së akullnajave

Më: 21 tetor 2016 Në ora: 14:36
Jerry Mitrovica

Jerry Mitrovica, i biri i gazetarit të famshëm Xhelal Mitrovica, është paraqitur në edicionin e radhës të Harvard Magazine, si rrjedhojë e punës që ka bërë për të sqaruar natyrën dinamike të planetit Tokë.

Hulumtimet e tij janë të një rëndësie të vecantë për shkencëtarët dhe publikun e gjerë, sepse të gjeturat e tij lidhur me “plasticitetin e planetit” dhe zbulimet e tij për ndërrimin e vazhdueshëm të formës lidhen drejtpërdrejtë me shkrirjes së akullnajave dhe rritjes së nivelit të ujit në detëra dhe oqeane.

Ai arriti famën për sqarimin e tij lidhur me ndikimin që ka shkrirja e shtresave të akullit ka në detërat që e rrethojnë atë pjesë, si në Grenlandë dhe Antarktidë. Efekti është sqaruar qindra vet më parë, por “njerëzit harruan sa i madh ishte”, ka thënë Mitrovica.

Nëse shtresat e akullit në Grenlandë do të shkriheshin krejtësisht, niveli i detit do të ngritej për 20 deri në 50 metra në bregun më të afërt. Akulli shkakton shtytje gravitacionale në ujërat rrethurese. Kur ai shkrin kjo peshë bie dhe ai lëvizë nga shtresa, duke bërë që niveli i detit të bie deri në 2 mijë kilomtera distancë, ndërsa ngritet gjithkund tjetër, jashtë kësaj rrezeje.  Efekti shumëfishohon rritjen e nivelit në oqeane në korrelacion me nivelin e ujit të kripur, thuhet ndër të tjera në shkrimin e publikuar në revistën prestigjioze.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat