Apple po punon me krijimin e “syzeve smart”

Shkencë & Teknologji

Apple po punon me krijimin e “syzeve smart”

Më: 15 nëntor 2016 Në ora: 15:22
Bloomberg

Sipas Bloomberg, produkti do prezantohet në vitin 2018. Raportimet thonë se projekti ka avancuar aq shumë sa po bëhen biseda me furnizuesit.

Syzet smart do jenë të parat në kategorinë e Apple të udhëhequra nga Google në bashkëpunim me Google Glass. Ashtu si Google Glass, produkti më i ri i Apple do të jetë i drejtuar drejt bartjes së informacionit, si produktet që sjellin përvoja të ngjashme me realitetin, të cilat janë duke u zhvilluar akoma dhe më shumë nga Magic Leap dhe Microsoft Hololens.

Bloomberg ka deklaruar se syzet do shfaqin“pjesë të detajuara të realitetit”. Projekti është në fazat e tij të hershme të testimit.

Për të funksionuar siç duhet syzet do të lidhen me një iPhone, me qëllim që të mbajnë formën e kornizave elegante, pa shtuar pajisje elektronike të tepërta duke i shtuar peshën.

Një komponent kryesor i secilës prej syze smart të Apple do jenë lentet e tyre. Javën e kaluar, sipërmarrësi i Upload VR, Robert Scoble, shkroi në një postim në Facebook se partneri i syzeve me Apple është Carl Zeiss, kompania e së cilit prodhon një lente të quajtur Zeiss Smart Optics.

Carl Zeiss. Profili i tij në LinkedIn e liston atë si “Drejtor”, i cili merret me strategjitë e kompanisë Apple. Një zëdhënës i Zeiss nuk pranoi të komentonte mbi asnjë partneritet me Apple. “Mendoj se një pjesë e konsiderueshme e popullsisë së vendeve të zhvilluara, do të përjetojnë AR ( realitetin e detajuar) çdo ditë, do bëhet pjesë e juaja si ushqimi që hani “, tha shefi ekzekutiv i Apple, Tim Cook muajin e kaluar në Utah.

Apple zhvillon gjithnjë projekte të cilat rezultojnë të suksesshme dhe blihen menjëherë. Kompania prestigjioze është duke punuar për integrimin e realitetit në pajisjen e saj dhe ka të ngjarë që të jetë produkti i parë i cili synon tregun e realitetit të detajuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat