Google shton mbështetjen për komandën zanore “OK Google” në Android Auto

Shkencë & Teknologji

Google shton mbështetjen për komandën zanore “OK Google” në Android Auto

Më: 2 dhjetor 2016 Në ora: 00:23
ilustrim

Android më në fund ka shtuar mbështetje për komandën zanore “Ok Google.” Auto është lançuar pothuajse dy vite më parë me një bazë të konsoliduar funksionalitetesh por që ngjante sikur të ishte akoma në fazë testuese për shkak të veçorive që i mungoshin.

Akoma nuk ka një njoftim zyrtar por veçoria ka filluar të shfaqet tek disa përdorues. Ishte përdoruesi i Reddit neo5468 i cili e vuri re i pari ndryshimin.

Me një ndërfaqe të thjeshtësuar, butona të mëdhenj, dhe me veprime të fuqishme me zë,  [3-3-300x308] Android Auto është i dizajnuar që ta bëjë më të lehtë që të përdorni aplikacione nga telefoni juaj kur jeni në rrugë me makinë. Versioni më i fundit i aplikacioni është 2.0.6427.

Veçorinë “Ok Google” kompania e prezantoi gjatë konferencës së zhvilluesve saqë filluam të bëheshim merak nëse një ditë do të arrinte në versionin final.

Për të përdorur Android Auto do ju duhet një telefon me Android 5.0 ose më të lartë dhe një lidhje aktive me internetin. Gjithashtu mund të keni përditësoni disa aplikacione si Google Maps, Google play Music, ose Google Search. (PCWorld Albanian)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat