Nvidia GTX 1050 për laptopët debuton në CES 2017

Shkencë & Teknologji

Nvidia GTX 1050 për laptopët debuton në CES 2017

Më: 2 dhjetor 2016 Në ora: 22:51
Nvidia GTX 1050

Nvidia është gati që të debutojë GeForce GTX 1050 për laptop-ë në CES 2017, sipas burimeve nga zinxhiri i lartë i furnizimeve. Performanca ekzakte e GTX 1050 mobile është ende e panjohur, por thuhet se do të jetë afërsisht 10% më e ngadaltë se versioni për desktop.

Consumer Electronic Show do të mbahet me 5-8 Janar, 2017 në Las Vegas. Një raport i ri nga DigiTimes sugjeron se Nvidia do të prezantojë nivelin fillestar GTX 1050 për laptop në këtë shfaqje tregtie. Për momentin, Nvidia GTX 1060 GP për laptop është në kërkesë të madhe në Kinë dhe Azinë Jug-Lindore. Debutimi i GTX 1050 mobile pritet që të rrisë më shumë numrin e shitjeve .

Asus, Gigabyte, MSI dhe Lenovo po planifikojnë që të zbulojnë laptopët e tyre më të fundit për lojëra në CES 2017. Këto laptopë do të përdorin GPU-të e rinj të Nvidia me procesorët e serisë Kaby Lake të Intel.

Në anën e detajeve, Nvidia thuhet se do të përdorë një version të modifikuar pak të procesorit grafik Pascal GP107 brenda 1050, në mënyrë për të arritur një efikasitet pak më të lartë me një përformancës të ngjashme.

Zhvilluesi i çipeve tashmë ka deklaruar se ndryshimi i përformancës mes varianteve Pascal për desktop dhe mobile nuk do të jetë më shumë se 10%. Versioni mobile i GeForce GTX 1050 Ti raportohet se është aq i shpejtë sa GTX 970M, ndërkohë që çmimi është i ngjashëm me GTX 960M.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat