Shkencëtari i NASA-s: Po afrohet ngjarja qiellore që zhduki dinozaurët

Shkencë & Teknologji

Shkencëtari i NASA-s: Po afrohet ngjarja qiellore që zhduki dinozaurët

Më: 17 dhjetor 2016 Në ora: 19:01
Dr. Joseph Nuth

Toka është gati të pësojë një ndryshim, pasi një shkencëtar i NASA-s ka paralajmëruar se jemi afër një ngjarje qiellore.

Duke folur më herët këtë javë në një ngjarje në San Francisko, Dr. Joseph Nuth nga NASA tha se jo vetëm që është afër kjo ngjarje qiellore që mund ta zhdukë Tokën, por madje edhe nëse e shohim duke ndodhur nuk mund të bëjmë asgjë për ta ndalur.

Duke i shpjeguar pretendimet e tij apokaliptike, Dr. Nuth tha se përderisa asteroidet dhe kometat mjaftueshëm të mëdha për ta zhdukur civilizimin janë të rralla, ato mund ta godasin planetin tonë ‘çdo 50 ose 60 milion vjet’, raportoi The Guardian.

Tani duke e marrë parasysh se një kometë ishte ajo që zhduki dinozaurët 65 milionë vjet më parë, planeti jonë mund të jetë pranë ngjarjes së njëjtë.

Nuth për këtë i referohet një ngjarjeje që ndodhi më 2014 kur një kometë kaloi pranë Marsit. Ajo kometë nuk ishte vërejtur deri 22 muaj para se të kalonte pranë planetit të kuq, që i bie se një kometë të tillë nuk mund ta parashikojë askush apo ta parandalojë që ta shkatërrojë Tokën.

Zgjidhja? Nuth beson se NASA duhet të ndërtojë një raketë mjaftueshëm të fuqishme për ta shkatërruar kometën kur të vije dita e madhe apokaliptike, për të shpëtuar Tokën.

Ai tha: “Duke ndërtuar një pajisje të tillë, do të minimizohej mundësia që një asteroid të vinte nga një vend që është vështirë të vërehet, si nga dielli”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat