Njihuni me robotin që kujdeset për të moshuarit

Shkencë & Teknologji

Njihuni me robotin që kujdeset për të moshuarit

Më: 13 janar 2017 Në ora: 16:45
Paisja robotike

Shkencëtarët kanë shpikur pajisjen më të re robotike e cila i vjen në ndihmë moshës së tretë. Roboti i vogël quhet ElliQ dhe është shumë inteligjent, i aftë të njohë “gjyshin” e tij, të dëgjojë zërin e tij e ta ndjeke në varësi të komandave të tij.

Roboti ka aftësinë të rekomandojë dhe këshillojë të moshuarit të ushtrojnë sa më shumë aktivitete fizike. Robotët e vegjël shtëpiakë lidhen edhe me internet, me rrjete sociale, dhe i shtyn të moshuarit të kontaktojnë familjarët e dashur.

I moshuari mund t’i flasë robotit pasi ai ndjen prezencën e tij falë një syri special (kamere), ndërsa zërin e percepton falë një mikrocipi specifik, dhe menjëherë merr komandat. Roboti është një krijim i Start-Up Intuition Robotics, në Izrael, dhe prototipi i tij do të prezantohet këtë javë për herë të parë në “Design Museum” në Londër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat