5 aplikacione jetike për mbrojtjen e privatësisë online

Shkencë & Teknologji

5 aplikacione jetike për mbrojtjen e privatësisë online

Më: 17 janar 2017 Në ora: 20:22
ilustrim

Në internet nuk je asnjëherë i sigurtë. Kërcënime të reja shfaqen çdo ditë pavarësisht nëse cënojnë sigurinë tuaj apo tonën. E vetmja gjë që na ngelet është ti parandalojmë.
 

Por është i njëjti internet që na ofron edhe zgjidhjet. Zhvilluesit kanë krijuar çdo gjë që nga shtojcat tek aplikacionet për tu ndihmuar që të monitoroni privatësinë tuaj.

Këto janë pesë alternativa që duhet ti keni në konsideratë.

Two Factor Auth

Një platformë me popullaritet në rritje, 2FA është një domosdoshmëri për çdo llogari dixhitale. Nëse jeni i ri me konceptin, aktuentikimi me dy faktor është një nivel i shtuar sigurie ku dikush nuk mund të qaset në llogari pa kodet verifikuese.

Por cilat shërbimet online ofrojnë autentikim me dy faktor? Pikërisht për këtë shërben uebsajtin në fjalë. Two Factor Auth ofron detaje për çdo uebsajt që mbështet ose jo autentikimin me dy faktor.

IOT Scanner

Interneti i Gjërave vjen me premtimin e ndryshimit të jetë tona. Por sjell me vetvehte edhe shumë rreziqe. Të kesh një televizor apo frigorifer të lidhur gjithnjë me internetin është fantastik, por njëkohësisht i bën vulnerabël ndaj hakerave.

Në të vërtetë IoT është makthi i sigurisë kibernetike. IoT Scanner është një mjet i thjeshtë online i cili analizon paisjet tuaja nëse janë të hapura publikisht.

Duke kontrolluar ip adresat e paisjeve në rrjetin tuaj të shtëpisë, aplikacioni mëson nëse janë të disponueshme në Shodan ose jo. Shodan është një databazë publike e paisjeve të lidhura në internet.

Deseat.me

Kemi folur më parë për Deseat.me në PCWorld. Përgjatë viteve të fundit me shumë gjasa e keni përdorur postën tuaj elektronike Gmail për tu regjistruar në shërbime online. Madje mund të keni harruar edhe shërbimet ku jeni regjistuar.

Deseat.me skanon postën e Gmail duke gjetur çdo shërbim që ju jeni regjistruar përgjatë viteve. Do të lexojë e-mail-et tuaja por mos u shqetësoni se privatësia është e sigurtë nga mjeti funksionon offline. Aplikacioni nuk dërgon të dhëna në serverat e tij.

Privacy Badger 2.0

Uebsajtet vazhdimisht ju gjurmojnë. Pavarësisht çfarë faqeje vizitoni, butonat e shpërndarjes së Facebook dhe Twitter ju gjurmojnë vazhdimisht.

I gjithë informacioni përdoret për të ndërtuar një profil tuajin online për tua shitur reklamuesve dhe nëse doni ta ndalni këtë “masakër,” Privacy Badger është zgjidhja e duhur.

Zhvilluar nga fondacioni Electronic Frontier, Privacy Badger ofrohet terësisht falas. Synon të parandalojë gjurmin e IP.

Passlock

Duhet ta dini se dërgimi i informacioneve të ndjeshme përmes e-mail-it është një nismë goxha e rrezikshme. Gjëja më mirë do të ishte enkriptimi i e-mail-ve, një proces që të bën me dhimbje koke. Passlock e bën çdo gjë të lehtë.

Ky aplikacion krijon një “dry” dhe një “çelës” për çdo informacion që dërgoni dhe bazohet në standartin PGP të enkriptimit. (PCWorld Albanian)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat