Zhduket misteri rreth listës kontraverze (të diskutueshme) të botuesve të dyshimtë dhe jokredibil

Shkencë & Teknologji

Zhduket misteri rreth listës kontraverze (të diskutueshme) të botuesve të dyshimtë dhe jokredibil

Nga: Lirak Karjagdiu Më: 13 shkurt 2017 Në ora: 20:01
Dalemet Singh Qavlla (Dalmeet Singh Chawla), me 17 janar 2017

Blogu i njohur që i publikonte listat “e botuesve dhe revistave që mund të jenë të dyshimta, jokredibile dhe piratekse” është zhdukur, por nuk dihet arsyeja.

Blogu pati filluar të publikohej me 20 tetor 2010 nga bibliotekari Xhefri Beill (Jeffrey Beall), i cili punon në Universitetin e Kollorados në Denver. Tani në këtë blog thuhet se “ky shërbim dhe kjo listë nuk ekziston më”.

Beilli nuk pranoi të japë ndonjë koment lidhur me këtë, mirëpo një zëdhënës i Universitetit të Denverit i deklaroi një përfaqësuesi të revistës “Science” (Shkenca) se, Beilli vetë kishte hequr dorë nga publikimi i listës së revistave të dyshimta dhe me cilësi të dobët, të cilat kërkonin para për t’ju botuar punimet autorëve të ndryshëm me fare pak apo me askurrfarë recensioni. Zëdhënësi vë në dukje se “blogu, ku publikoheshin listat e revistave të dyshimta, nuk ishte mbyllur dhe larguar nga Interneti si rezultat i ndonjë padie gjyqësore”, dhe se Beilli do të vazhdojë të punojë në Fakultetin ku ka punuar gjer tani. Mirëpo, zëdhënësi nuk ishte në gjendje të konfirmonte se, a është kjo mbyllje e blogut e përhershme apo e përkohshme.

“Unë jam i befasuar dhe i shqetësuar” pohon blogeri shkencor me pseudonimin Neurosceptic. “Lista e Beillit ishte me shumë vlerë, sepse revistat e dyshimta dhe pirateske janë një problem i madh.

Ndërkohë, disa individë kanë vënë në qarkullim versionin sekret të listës së Beillit në Twitter. Ndërkaq, ca të tjerë po spekulojnë në medie se mbyllja apo ndalimi i blogut mund të ketë lidhje me kalimin apo transferimin e listave të saj në kompaninë “Cabell’s International” në Bomont (Beaumont), në Teksas. Mirëpo, kjo kompani publikisht ka deklaruar se “nuk ka kurrfarë lidhjesh me mbylljen e blogut te Beillit”. Megjithatë, ndërkohë, kompania “Cabell’s International” ka vënë në dukje se ka kohë që po e përgatitë listën e saj të zezë, duke bashkëpunuar me një konsultat të Beillit, që nga viti 2015 dhe se planifikon ta botojë atë listë në fund të këtij viti. Ndërkaq, Llesi Erlli (Lacey Earle), nënkryetarja e kompanisë “Cabell-s International”, ka bërë të ditur përmes Twitter-it se “Beilli ka qenë i shtrënguar ta mbyllë blogun e tij për shkak të kërcënimeve politike”.

Disa artikuj apo shkrime në listat e Beillit i kanë përqarë edhe akademikët. Një çështje polemizuese ka qenë edhe përfshirja në listë e revistës “Frontiers” (Kufijtë) në vitin 2015, që pjesërisht është pronë e “The Holtzbrinck Group in Stuttgard”, në Gjermani, që po ashtu ka aksione (hise) në viganin botues “Springer Nature”.

Në fillim të këtij muaji Beilli pati shpallur një version që rriti shumë numrin e revistave të dyshimta, që shkonte deri në 1155 dhe të revistave skandaloze, që arrinte numrin 1294.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat