Mos fajsoni prodhuesin nëse kompjuteri fiket papritur, mund të jenë forca përtej sistemit tonë diellor

Shkencë & Teknologji

Mos fajsoni prodhuesin nëse kompjuteri fiket papritur, mund të jenë forca përtej sistemit tonë diellor

Më: 21 shkurt 2017 Në ora: 12:14
Ilustrim

Edhe pse janë të padëmshme për organizmat e gjalla, një numër i vogël i këtyre thërrmijave bartin energji të mjaftueshme për të interferuar me funksionin e qarqeve mikroelektrike të paisjeve tona.

Ky fenomen njihet ndryshe si SEU. Gjatë këtij procesi, thërrmijat arrijnë të ndryshojnë të dhënat e ruajtura në çipet e memorjes. Pasojat? Ndryshohet një piksel i vetëm në një fotografi ose mund të rrezohet një avion pasagjerësh.

Një SEU u fajësua për një gabim në votimin elektronik në Belgjikë në 2003. Kjo rezultoi me 3,096 vota më tepër për një kadidat. Gabimi u vu re sepse makina e votimit dha më shumë vota për një kandidat sesa ishte e mundur.

Ky është një problem i madh por i padukshëm për njerëzit. Konkluzioni vjen nga një grup hulumtuesisht të impaktit të rrezatimit mbi paisje elektronike pranë Universitetit Vanderbilt themeluar në 1987.

Në fillimet e veta kërkimet e grupit kishin karakter ushtarak dhe hapësinor. Por që nga 2001 ata janë kthyer edhe nga paisje elektronike për konsumatorët. Pavarësisht disa shembujve kritike, ngjarje SEU janë të rralla.

Por ndërsa vijon rritja e paisjeve elektronike që përdorim çdo ditë, e njëjta vlen edhe për SEU. Prodhuesit e semikonduktorëve janë në dijeni të trendin dhe po punonojnë për të ulur interferenca nga rrezatimi kozmik.

Në 2008-ën, inxhinierët e Fujistsu u ngjitën në një vullkan të Hawai për të mësuar më mirë sesi ndikon rrezatimi kozmik ndaj paisjeve elektronike. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat