Paisje që analizon frymëmarrjen, mund të diagnostikojë kancerin

Shkencë & Teknologji

Paisje që analizon frymëmarrjen, mund të diagnostikojë kancerin

Më: 21 shkurt 2017 Në ora: 17:52
ilustrim

Dihet se kujdesi shëndetësor parandalues shpëton jetë dhe kursen para. Ideja është se vizitat e rregulta tek mjeku, dhe jo vetëm kur jemi të sëmurë, mund të ndihmojnë në diagnostikimin e hershëm të sëmundjeve. Kjo gjë do të mënjanonte po ashtu vizitat e kushtueshme emergjente në spital. Së shpejti një teknologji e re do t’u mundësojë pacientëve që disa veprime për kujdesin shëndetësor parandalues t’i bëjnë në shtëpitë e tyre dhe rezultatin ta dërgojnë tek mjeku.

Është një teknologji që ka aftësi më të mëdha se sa thjeshtësimin e jetës, gjithashtu mund të shpëtojë jetë. Quhet NaNose dhe është krijuar nga hulumtuesit në Insitutin Teknologjik Technon në Israel. Hossan Haick thotë se paisja mund të identifikojë 17 lloje sëmundjesh, përfshi disa lloje kanceresh, hipertension pulmonar dhe Parkinsonin, përmes molekulave të vogla në frymëmarrjen e individit.

“Molekulat në fjalë janë shumë të vogla dhe avulluese që mund të përhapen në gjak dhe mund të ekzistojnë vetëm përmes nxjerrjes së frymës, mund të gjendet në rrugët e jashtëqitjes ose mund të zbulohen në lëkurë.”

Synimi, thotë ai, është për të krijuar një paisje sa një telefon celular që pacienti ta përdorë çdo ditë, që mbledh të dhëna dhe i përcjell ato direkt tek mjeku.

“Në praktikën e përditshme kur çliron frymëmarrjen në paisje, ekziston një probalitet që në një moment kohor të zbulohet një sëmundje nga e cila po prekeni dhe kjo e dhënë i transmetohet mjekut. Ky do të ishte alarmi i parë për fazën e hershme të sëmundjes nga e cila është prekur individi.”

Kjo teknologji kaloi një provë klinike, ku paisja NaNose diagnostikoi me saktësi 86 përqind të rasteve në mbi 1400 njerëz. Hulumtuesit thonë se teknologjia u është shitur disa kompanive dhe pritet që një paisje e vogël me çmim të përballueshëm, NaNose, të dalë në treg gjatë dy viteve të ardhëshme./voa

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat